Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Nevil Dede pa mbrojtësin “kyç”, i shtohet edhe mungesa e papritur e mesfushorit! Egnatia dorëzon në UEFA listën për rrugëtimin në Champions (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Nevil Dede pa mbrojtësin “kyç”, i shtohet edhe mungesa e
Champions League - Egnatia

Klubi i Egnatias ka dorëzuar së fundmi listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e ekipit në ndeshjen e parë kualifikuese të UEFA Champions League. Siç dihet, dueli i parë për këtë tur do të luhet ndaj Petrocub në Moldavi, më 8 korrik prej orës 19:00.

Në listën e dorëzuar nga klubi rrogozhinas, bien në sy që janë ftuar të gjithë lojtarët e afruar në këtë merkato verore. Nuk mungojnë emra si Puja, Ndreca, Ajeti, Yago, Bitri, Smajli, Diabate, Loukili dhe Montenegro.

Ndërsa vërehet se Aliyev mungon, për shkak të probleme në Azerbajxhan, të cilit i kërkohet të kryejë shërbimin ushtarak. Një mungesë e papritur në listë është edhe ajo e mesfushorit Flamur Ruçi.

PORTIERË: Levan Tandilashvili, Bruno Puja, Mario Dajsinani.

MBROJTËS: Edison Ndreca, Arbenit Xhemajli, Numan Ajeti, Guillem Jaime, Eljon Sota, Andrey Yago, Eneo Bitri, Geralb Smajli.

MESFUSHORË: Albano Aleksi, Fernando Medeiros, Ibrahim Diabate, Karim Loukili, Altin Kryeziu.

SULMUES: Daniel Adjessa, Sumaila Bakayoko, Alessandro Albanese, Ildi Gruda, Jurgens Montenegro.

Poll

Lexo gjithashtu