Para disa minutash, kampionët e Superligës së Kosovës, Drita ka mësuar rivalin në raundin e parë të Champions League. Skuadra nga Gjilani do të përballet në ndeshjen me sistem vajtje-ardhje kundër Kauno Zalgiris të Lituanisë.
Sfida e parë të mbahet në “Darius and Girenas Stadium” të Lituanisë, 7 korrik, kurse ajo e kthimit më datën 14 korrik në Kosovë.
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka reaguar pasi u njoh me kundërshtarin. “Një ekip që nuk e njohim, por kemi kohën e duhur për ta përcjellë kundërshtarin dhe për ta përgatitur ekipin tonë në mënyrën më të mirë për t’u përballur me këtë ekip.
Një përparësi e shoh te kundërshtari, sepse atje luhet kampionati dhe padyshim që ata janë në një formë më të mirë se ne, mirëpo kur bëhet fjalë për këtë kompeticion, ndonjëherë edhe freskia është shumë e mire”, tha Ramadani.
