Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Egnatia synon kualifikimin historik në Champions League, zbulohen datat! Nis “festa” te rrogozhinasit (ARSYEJA)   

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia synon kualifikimin historik në Champions League, zbulohen datat!
Champions League - Egnatia

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, ka mësuar kundërshtarin e saj në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League.

Shorti i hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës përcaktoi që skuadra rrogozhinase të përballet me Petrocub, kampionen e Moldavisë.

Ndeshjet e para të këtij turi do të zhvillohen më 7 dhe 8 korrik, ndërsa takimet e kthimit do të luhen më 14 dhe 15 korrik.

Sfida e parë do të luhet në Moldavi, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet në “Egnatia Arena”, ku kampionët e Shqipërisë do të synojnë kualifikimin në turin e dytë të kompeticionit më prestigjioz për klube në Europë.

Fakti që takimi i dytë do të mbahet në Rrogozhinë, e ku do përcaktojë edhe ekipin e kualifikuar, rrit më shumë besimin dhe jep “spunto” te kampionët e Superiores për avancim, aty ku objektivi minimal janë grupet në Kupat e Europës.

Poll

Lexo gjithashtu