Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Calhanoglu thuajse i larguar nga Interi, e konfirmon presidenti i Galatasaray: E kam telefonuar

Shkruar nga NEWSPORT
Calhanoglu thuajse i larguar nga Interi, e konfirmon presidenti i Galatasaray: E
Hakan Calhanoglu

Me ardhjen e Cristian Chivu në stolin e Interit, largimi i Hakan Calhanoglu është i pashmangshëm. Mesfushori turk përflitet prej disa ditësh se do të transferohet tek Galatasaray.

Presidenti i kampionëve të Turqisë, Dursun Özbek ka folur për mediat, duke konfirmuar se ka kontaktuar në telefon mesfushorin e Interit. “Të gjithë do ta donin Hakan Calhanoglu.

Ai është lojtari ynë kryesor, kapiteni i ekipit kombëtar, një lojtar shumë i suksesshëm për të cilin jemi krenarë, një emër i rëndësishëm i futbollit europian. Calhanoglu është një lojtar që çdo ekip do ta donte, që të gjithë do donin ta blinin.

Megjithatë, takimi im me Hakanin nuk ishte për transferimin e tij këtu. Ne thjesht shkëmbyem përshëndetje në telefon”, u shpreh presidenti i Galatasaray.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7