Alphonso Davies - Dayot Upamecano
Dayot Upamecano do të vazhdojë qëndrimin te Bayern Munich të paktën edhe për disa sezone. Saktësisht palët kanë firmosur mes tyre një kontratë 4 vjeçare, deri në qershro të vitit 2030.
Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi gjerman nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Bavarezët i japin kështu Real Madrid një “goditje” të madhe, pasi “blindojnë” një nga objektivat e madrilenëve për merkaton e verës.
Siç dihet francezi është pjesë e Bayern që në verën e vitit 2021 dhe paraqitjet e tij me ekipin kanë bindur drejtuesit për kontratën e re. Ndërkohë në këtë sezon ka luajtur në 28 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 1 gol dhe të asistojë në një tjetër rast.
View this post on Instagram
Poll
