
Fisnik Asllani te Hoffenheim
Në sezonin që lamë pas, Fisnik Asllani ia doli që në 37 ndeshje të shënonte 19 gola dhe 9 asiste. Ndërkohë që largimin e tij e ka bërë të ditur vetë klubi i Elversbeg me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku krah largimit të Asllanit, përmend edhe disa futbollistë të tjerë që i japin lamtumirën.
“Lamtumirat nuk janë kurrë të bukura. Pas mbylljes, ekipi ynë u mblodh sërish, për t’i thënë lamtumirë disa djemve. Edhe nëse i ndajmë rrugët në këtë pikë, jemi të lumtur që të gjithë keni qenë pjesë e familjes SVE! Vazhdoni rrugëtimin tuaj, nga zemra iu urojmë më të mirat. Ishte një kohë fantastike me ju djema”, shkroi klubi i Elversberg.
View this post on Instagram