
Leon Dajaku
Leon Dajaku është futboillisti më i ri i SSV Ulm 1864. Mesfushori me tipare sulmuese i moshës 24-vjeçare, i cili mbylli aventurën me Sharjah FC, vendosi që të transferohej në Bundesliga 3.
Për shërbimet e tij, klubi gjerman nuk shpenzoi asnjë “kacidhe”, për shkak se ai ishte një lojtar i lirë, pra pa kontratë. Ndërkohë që me SSV Ulm ka firmosur për dy vitet e ardhshme.
Kujtojmë se shqiptari dikur ka qenë pjesë e akademisë së Bayern Munich, duke u aktivizuar me ekipin A në ndeshje miqësore. Gjithashtu ka luajtur për ekipe si Stuttgart, Hajduk Split, Union Berlin, Sunderland dhe St Gallen.
View this post on Instagram
Poll