Achraf Hakimi dhe Ismael Saibari
Bayern Munich ka nisur bisedimet për të transferuar sulmuesin e PSV Eindhoven, Ismael Saibari. Ky i fundit është dakord për një transferim të tillë, megjithatë Bayernit i duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me klubin holandez.
Kujtojmë që Saibari është një maroken i moshës 25-vjeçare, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer me PSV-në. Në 37 ndeshje që ka marrë pjesë, marokeni ia ka dalë që të shënojë 19 gola e të asistojë në 9 të tjerë.
Përflitet për një “operacion” 40 milionë eurosh, pasi kontrata e Saibari me holandezët përfundon në verën e vitit 2029. Kjo shumë nuk është problem për Bayernin, por janë akoma hapat e para të bisedimeve.
View this post on Instagram
Poll
