Leverkusen
Pas nisjes së vështirë të sezonit, Bayer Leverkusen e ka gjetur formën e duhur dhe po e tregon pas çdo ndeshje se mund t’i bëjë “dëme” çdo rivali.
Në çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë, “Aspirinat” mposhtën 3 – 0 St.Paulin, duke siguruar “biletën” për fazën gjysmëfinale. Golat për Leverkusen u shënuan nga Terrier, Schik dhe Hofmann.
Vlen të përmendet se në garë është edhe Bayern Munich, të cilët do të zbresin në këtë kompeticion në datën 11 shkurt, e ku do të dulojnë në “Allianz Arena” kundër Leipzig.
Poll
