Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Koln dhe Hamburg ngjiten në Bundesligë, Elversbergu i Fisnik Asllanit “lufton” me Heidenheimin

Shkruar nga NEWSPORT
Koln dhe Hamburg ngjiten në Bundesligë, Elversbergu i Fisnik Asllanit
Fisnik Asllani

Kolni e siguroi matematikisht rikthimin e saj në Bundesligë, duke u bërë kampione e Bundesligës së Dytë falë një fitoreje dërrmuese 4-0 ndaj Kaiserslautern, të kombinuar me humbjen 3-2 të Hamburgut në Greuther Furth.

Ngritja në kategori erdhi me një ndeshje të mbetur, duke vulosur një rikthim të menjëhershëm në ligën e parë gjermane vetëm një vit pas rënies nga kategoria. Ndeshja kundër Kaiserslautern ishte një “monolog” nga Kolni, me Eric Martel dhe Luca Ëaldschmidt që i dhanë vendasve epërsinë 2-0 në 30 minutat e para të lojës.

Në minutat e fundit, golat e Florian Kainz dhe Mark Uth vulosën rezultatin dhe nisën festimet e ngjitjes në kategorinë më të lartë. Hamburgu, pavarësisht humbjes, gjithashtu siguroi ngjitje të drejtpërdrejtë në Bundesligë, ndërsa Elversberg i Fisnik Asllanit do të duhet të përballet me Heidenheimin në ndeshjet eliminatore për ngjitje/rënie nga kategoria për të garuar për vendin e fundit në ligën e parë gjermane.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga