Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

E BUJSHME/ Granit Xhaka drejt Bayern Munich?! Biseda që u bë pas miqësores Gjermani-Zvicër, mesfushori shqiptar pyeti për...

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Granit Xhaka drejt Bayern Munich?! Biseda që u bë pas
Granit Xhaka

Gjermnia fitoi 4-3 përballë Zvicrës në një miqësore të zhvilluar disa ditë më parë. Ndërkohë që vëmendjen kryesore në atë ndeshje e ka marrë një bisedë mes shqiptarit Granit Xhaka dhe mbrojtësit gjerman, Jonathan Tah.

Këta dy lojtarë kanë qenë shokë ekipi në kohën kur luanin për Bayer Leverkusen në Bundesligë. Ndërsa “SkySport” ka zbuluar një bisedë të bërë mes tyre në përfundim të miqësores. Më saktë, është Xhaka ai që ka kërkuar informacion.

Mesfushori 33-vjeçar e ka pyetur Tah për trajnerin e Bayern Munich, Vincent Kompany. Pyetjet ishin të lidhura me anën taktike që përdor tekniku belg, por edhe për karakterin e tij si person.

Kështu, Xhaka ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u transferuar te Bayern Munich, për të cilin do të ishte rikthim në Bundesligë. Tashmë, pritet lëvizja e klubit bavarez, nëse do ta shqyrtojë si mundësi, apo do të kemi një “injorim”.

Përsa i përket përgjigjes së Tah, qendërmbrojtësi nuk ka kursyer elozhet për trajnerin e tij te bavarezët. Tah e ka përshkruar Kompany te Xhaka, si një trajner me personalitet të fortë dhe lider, si brenda ashtu edhe jashtë fushe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mad About Bayern (Fanpage) ???? (@madaboutbayern)

Poll

Lexo gjithashtu