Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Basel e "katranos" me Xherdan Shaqirin, sistemi e "shpall" të vdekur sulmuesin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Basel e "katranos" me Xherdan Shaqirin, sistemi e "shpall"
Xherdan Shaqiri

Të qënit i kujdesshëm është një "filozofi" e kahershme për klubet të cilat kanë detyrimin të informojnë mbi gjendjen e futbollistëve dhe për të rejat e fundit që lidhen pikërisht me to.

Megjithatë, Baseli i Zvicrës duket se ka rënë në "kurthin" e përkthimit të gabuar sa i takon Xherdan Shaqirit. Në përpjekjen për të saktësuar gjendjen shëndetësore të anësorit me origjinë shqiptare pas dëmtimit që pësoi në takimin e fundit, fjalët nuk janë marrë ashtu siç pritej nga motorri i përkthimit automatik.

Që në nisje të fjalisë, klubi zviceran shkruan në gjuhën e tyre vendase se lojtari është dëmtuar, por sistemi e ka përshtatur keq duke e potencuar si "lajm vdekje" duke shkruar se ka ndërruar jetë. 

Postimi i Basel ka marrë dhenë, ndërsa komentet kanë qenë të shumta për këtë zhvillim të rëndësishëm në kampin kuqeblu.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALBANIAN POST (@albanianpostofficial)

Poll

Lexo gjithashtu