
Real Madrid - Barcelona
Barcelona e Femrave ka arritur të “shkatërrojë” Realin e Madridit ditën e sotme dhe këtë e ka bërë në fushën e madrilenëve.
Barça e vajzave e ka mundur ekipin nga Madridi në shtëpi, ashtu si skuadra e Flick. Në sy bie se përveç dy fitoreve në “El Clasico” të katalanasve, edhe rezultati ka qenë identikë.
Bluagranaset ia kanë dalur të marrin 3 pikët në La Liga Feminina me 4 gola epërsi kundrejt 0 të pësuara. 4-0 ka mbaruar edhe “El Clasico” e yjeve meshkuj.
Kështu, Barcelona ruan ritmin në kampionat dhe tregon supermadhësinë e saj. Asnjë humbje në kampionat dhe kjo mat forcën e barçës në divizionin e femrave.

Barcelona e Femrave
Poll