Merkatoja e janarit di të bëj “zhurmë” kjo lidhur edhe me lëvizjet e futbollistëve të cilët synojnë ta shikojnë veten gjithmonë e në nivele më të larta. Ish-ylli i Interit, Milanit dhe Manchester City, Mario Balotelli ka konfirmuar zyrtarisht dhe “shtëpinë” e tij më të re në të cilën do të vijojë karrierën e tij futbollistike.
Me anë të një video të krijuar me inteligjencë artificiale, të cilën e ka postuar në rrjetin social “Instagram”, ai ka treguar se tashmë do të luajë për ekipin e Al-Ittifa, me një kontratë e cila do të zgjasë 2 vite. Ndërsa postimin e ka shoqëruar edhe me një mesazh të shkurtër: Jam këtu!
Rikujtojmë se sulmuesi italian luante për Genoan para kontratës së re dhe në deklaratat e tij ka shprehur dëshirën për tu bërë trajner, por me sa duket ekipi arab e ka bërë për vete.
View this post on Instagram
