Cristiano Ronaldo së bashku me djalin e tij në një ekip? Kështu mendon Al Nassr, skuadra që militon në Arabinë Saudite ku luan dhe sulmuesi portugez, e cila ka në plan të hedh një hap shumë të rëndësishëm e që mund të shkaktojë bujë të madhe në historinë e globit.
Drejtuesit janë duke shqyrtuar me kujdes performancat e Cristiano Ronaldo Jr, i cili aktivizohet momentalisht në akademinë e klubit dhe mund të marrë një ftesë surprizë për t’u inkuadruar në ekipin e parë, për të luajtur përkrah babait.
Arabët janë të vetëdijshëm se një promovim i tillë do të “thithte” shumë përfitime, ndërsa në anën tjetër Ronaldo do të tërhiqej i qetë në rast se do të varë këpucët në gozhdë në një të ardhme të afërt, duke lënë trashëgiminë e tij në duart e sigurta.
