Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Babait tim i janë vjedhur 2 Kupa Bote, ai ishte Zot në futboll”, djali i Maradonës jep deklaratën befasuese

Shkruar nga NEWSPORT
“Babait tim i janë vjedhur 2 Kupa Bote, ai ishte Zot në
Diego Armando Maradona

Djali i Diego Armando Maradonës, Maradona Jr ka dhënë deklaratë befasuese në lidhje me babain e tij. Ai shprehet se legjendës argjentinase i janë “vjedhur” 2 Kupa Bote, ndërsa për të, babai i tij ishte “Zot në futboll”.

Protagonisti në fjalë e cilësoi sulmuesin Lionel Messi si “lojtarin më të mirë njerëzor”. “Babait tim i janë vjedhur dy Kupa Bote, në vitet 1990 dhe 1994, ai duhet të kishte fituar tre. Nga qeniet njerëzore, Messi është numri 1, por babai im ishte një Zot.

Unë dhe babai im arritëm të kemi një marrëdhënie të mirë pas 29 vitesh. Kur nuk kisha komunikim me të, njerëzit vinin tek unë dhe më flisnin për të. Sot ai është mungesa më e madhe.

Ai më dha shumë gëzim brenda dhe jashtë fushës. Koha e shkurtër që kalova me të ishte e këndshme dhe u argëtova shumë. Ishte kapiteni i ditëve të mia më të lumtura”, u shpreh Maradona Jr. Legjenda e “Albiçelestëve” vdiq në moshën 60-vjeçare, ndërsa shkaku ishte arrest kardiak.    

Poll

Lexo gjithashtu