
Arsenali përshpejton për Viktor Gyokeres. Sipas “CNN Portugal”, agjenti i sulmuesit suedez, Hasan Çetinkaya, pati sot një takim me drejtuesit e “Topçinjve ”. Një bisedimet shënuan fillimin e një faze vendimtare në negociata, pas disa ditësh kontaktesh eksploruese midis palëve.
Mikel Arteta e ka identifikuar Gyokeres si profilin ideal për të forcuar sulmin për sezonin e ardhshëm dhe Arsenali është gati të lëvizë konkretisht për t'iu paraprirë konkurrencës. Qëllimi i klubit londinez është të paraqesë së shpejti një ofertë zyrtare, të fortë në vlerësimin e lojtarit dhe dëshirën për ta mbyllur marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur.
Ndërkohë, edhe Manchester United ka dalë në pah. Siç raportohet nga Fabrizio Romano, “Djajtë e Kuq” kanë intensifikuar kontaktet me rrethin e sulmuesit të Sporting-ut javën e fundit. Megjithatë, për momentin, klubi i “Old Trafford” duket se është në disavantazh krahasuar me Arsenalin, i cili mbetet përpara në garë.