Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Alvarez “pistë” e vështirë dhe Sorloth drejt Milanit, Leo Messi bën “agjentin” dhe i tregon Barcelonës kë sulmues të blejë

Shkruar nga NEWSPORT
Alvarez “pistë” e vështirë dhe Sorloth drejt Milanit,
Lautaro Martinez dhe Leo Messi

Barcelona pritet të hyjë fuqishëm në merkato për t’u përforcuar me një sulmues të një kalibri të lartë, pasi Robert Lewandowski duket i destinuar të largohet në fund të këtij sezoni.

Për t’i ardhur në ndihmë katalanasve, mund të vijë dhe “ndikimi” i Leo Messit, i cili u ka sugjeruar drejtueseve të zhvendosin fokusin tek sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez.

Argjentinasi, i cili luan momentalisht për Inter Miamin në kampionatin amerikan, beson se bashkëlojtari i tij te Kombëtarja, do të bënte një punë të shkëlqyer në drejtimin e Hansi Flick.

Edhe pse kompleksi i marrëveshjes është i pranueshëm, pasi do të jetë e vështirë që Martinez të braktisë kaq lehtë zikaltërit, fakti që ky “propozim” vjen nga një prej figurave më të rëndësishme të Barcelonës, mund të përbëjë mjaftueshëm argument që Deco ta shqyrtojë si objektiv në dritaren e ardhshme të transferimit.

Poll

Lexo gjithashtu