Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Akuzohet për përdhunim, reagon në rrjetet sociale Achraf Hakimi

Shkruar nga NEWSPORT
Akuzohet për përdhunim, reagon në rrjetet sociale Achraf Hakimi
Achraf Hakimi

Achraf Hakimi akuzohet për përdhunim. Siç bën me dije avokati i lojtarit të PSG-së, lojtari është dërguar për gjykim.

Mbrojtësi i lindur në vitin 1998 akuzohet nga Prokuroria e Nanterre se ka përdhunuar një vajzë në vitin 2023. Hakimi gjithmonë ka thënë se po shantazhohet për qëllime përfitimi ekonomik.

“Sot, një akuzë për përdhunim është e mjaftueshme për të justifikuar një proces, edhe pse unë e mohoj dhe gjithçka do të vërtetohet se është false. E pres me qetësi këtë proces, që do të mundësojë që e vërteta të bëhet e ditur publikisht”, ka deklaruar Hakimi.

Thuhet se ngjarja ka ndodhur në vitin 2023 dhe mbrojtësi i PSG-së është mbrojtur gjithmonë me tezën e shantazhit për përfitime financiare.

Poll

Lexo gjithashtu