Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Adriano i rikthehet viteve te Interi: Ja pse u largova nga zikaltërit, vdekja e babait më shkatërroi

Shkruar nga NEWSPORT
Adriano i rikthehet viteve te Interi: Ja pse u largova nga zikaltërit,
Adriano

Adriano, në një intervistë të gjatë me “DAZN” në “Família – Vita di un Personere”, flet për karrierën e tij dhe më shumë. Ai tregoi historitë që ndikuan në karriernë, aty ku më e vështira koçidoi me vdekjen e babait: "Ishte e çuditshme të më thërrisnin Perandor.

Unë vij nga një favelë dhe pas disa vitesh më quanin Perandor. Është e qartë se kjo të bën të mendosh. Por nëse Zoti e donte këtë, nuk ka asgjë që mund të bësh. Futbolli është i dobishëm në Favela. Jeta atje është e vështirë. Fëmijët janë mësuar të shohin njerëz me armë ose pushkë. Sporti është i rëndësishëm për ta, për t'u përpjekur t'i bëjë të mendojnë për diçka tjetër.

U largova nga Interi dhe u ktheva në Brazil sepse më mungonte familja. Pas vdekjes së babait tim nuk kisha më guxim për të luajtur për Interin. Është një ngjarje që më lëndoi shumë, zgjodha të kthehesha në Brazil sepse nuk kisha më guxim dhe, duke vepruar kështu, do të kisha dëmtuar ekipin dhe shokët e mi të ekipit. Babai im gjithmonë bënte gjithçka për familjen time dhe ai nuk ishte më aty, unë mbeta i lënë dhe, si burrë, duhej ta ndihmoja familjen time sepse ata kishin nevojë për mua”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga