Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës është tashmë një “fakt i kryer”. Gianni Infantino ka hequr çdo dyshim të fundit në kongresin e FIFA-s këtë të enjte, duke sqaruar se kjo kombëtare do të paraqitet rregullisht në këtë turne për t’i luajtur të gjitha ndeshjet e grupit, pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Më lejoni të konfirmoj se sigurisht, Irani do të marrë pjesë në Botëror dhe do të luajnë në Amerikë”, tha Infantino në prani të të gjithë zyrtarëve që ishin pjesë në këtë kongres.
Kjo qëndresë e vazhdueshme e Infantinos, e që me këtë deklaratë ka marrë vendim të formës së prerë prej kreu të organit drejtues të futbollit, vjen në një periudhë të brishtë ku lufta në Lindjen e Mesme ka trazuar botën, ndërsa presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka “kërcënuar” herë pas here ka “kërcënuar” se Irani nuk do ta ketë të sigurt pjesëmarrjen si dhe nuk ofroi garanci për jetët e iranianëve në Amerikë, nëse ata do të vijnë të paraqiten në stadiume për të mbështetur skuadrën e tyre.
