Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

KAOS 4 muaj para fillimit të Kupës së Botës 2026, shpërthen "lufta" në Meksikë (SITUATA)

Shkruar nga NEWSPORT
KAOS 4 muaj para fillimit të Kupës së Botës 2026,
Makina te djegura ne Meksike

Vdekja e Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho” ka shkaktuar KAOS në Maksikë. Këto të fundit po përballet me një sfidë të re sigurie më pak se katër muaj para fillimit të Kupës së Botës 2026, pas një vale dhune në disa shtete pas njoftimit të vdekjes së udhëheqësit te Kartelit të Gjeneratës së Re të Jalisco-s, gjatë një operacioni ushtarak të kryer nga ushtria në shtetin e Jalisco-s.

Operacioni u pasua nga trazira në disa qytete, përfshirë Guadalajarën dhe zona të tjera në perëndim të vendit, ku automjeteve iu vu flaka dhe disa rrugë u mbyllën për shkak të një pranie të madhe sigurie. Përveç kësaj, shërbimet e transportit u pezulluan në disa zona si një masë paraprake në pritje të çdo përshkallëzimi.

Një ngjarje e cila vjen vetëM 4 muaj para Kupës së Botës 2026, ku Meksika së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë janë vendet pritëse të këtij turneu.

Mexico City, Monterrey dhe Guadalajara u zgjodhën midis qyteteve pritëse, duke i dhënë autoriteteve përgjegjësinë e dyfishtë për të siguruar sigurinë dhe stabilitetin gjatë ngjarjes së parashikuar.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë koment zyrtar nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) në lidhje me ndikimin e këtyre ngjarjeve në përgatitjet, ndërsa qeveria meksikane pohon vazhdimin e marrëveshjeve organizative dhe të sigurisë në përgatitje për organizimin e turneut.

 

Poll

Lexo gjithashtu