Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

3.5 milionë dollarë, klubi i Galatasaray REFUZON këngëtaren shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
3.5 milionë dollarë, klubi i Galatasaray REFUZON këngëtaren
Ilustrim/ Dua Lipa & Dhurata Dora - Logo e Galatasaray

Galatasaray është klubi më i suksesshëm në Superligën turke. Klubi “verdhekuq” u shpall kampion për herë të 25-të në histori, duke fituar bindshëm “luftën” me Fenerbahcen e vendit të dytë.

Ndërsa, për të festuar fitoren historike, klubi kishte planifikuar të ftonte yllin botëror të muzikës pop, këngëtaren shqiptare Dua Lipa. Siç raportojnë mediat turke dhe ato britanike, thuhet se këngëtarja me origjinë shqiptare kërkoi 3.5 milionë dollarë për performancën e saj.

Menaxhuesit e klubit të Stambollit e konsideruan këtë shumë të lartë dhe, si rrjedhojë, oferta nuk u pranua. Megjithatë, pritet që festimet për titullin kampion të Galatasaray-t të mbahen, ndërsa nuk dihen detaje nëse një tjetër këngëtar/e është ftuar për të performuar. 

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga