Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

LA LIGA

Barcelona regjistron fitore të vuajtur ndaj Athletic Bilbao

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona regjistron fitore të vuajtur ndaj Athletic Bilbao

Në javën e dytë të La Liga, Barcelona ka arritur që të fitojë ngushtë në fushën e Athletic Bilbao. Rezultati minimal 1-0 është regjistruar në këtë sfidë me gol të Ivan Rakitiç, i cili shënoi me kokë në minutën e 20 të ndeshjes  pas një harkimi të Arda Turan.

Ky i fundit pati një mundësi të mirë për të dyfishuar epërsinë, por u tregua i ngathët në sekondat e fundit të pjesës së parë. Edhe në pjesën e dytë të takimit, Barca dhe Bilbao e kërkuan rrugën e golit, por sulmuesit nuk tregoheshin të vëmendshëm në momentet vendimtare të ndeshjes.

Lionnel Messi në minutën e 70 dhe Luis Suarez në minutën e 80 kishin raste të mira para portës së Bilbaos, megjithatë, më i suksesshëm u tregua Gorka Iraizoz. Në minutat në vazhdim më nuk pati raste dhe kështu, takimi përfundoi në dobi të Barcelonës me rezultat 1-0. Pas kësaj fitore, Barcelona zë vendin e parë të renditjes tabelore të ligës elitare spanjolle me gjashtë pikë, po aq sa ka edhe Real Madridi.

https://youtu.be/k8HlAhr58mA

Tags:

LA LIGA VIDEO

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7