Real Madrid pret në shtëpi Elchen në javën e 28-të të kampionatit spanjoll, me pretendimet për të vazhduar ecurinë pozitive pas suksesit në transfertë ndaj Celta Vigos me rezultatin 2-1.
Në prag të kësaj përballjeje, miqtë kanë vendosur të ngacmojnë rivalin e tyre me një video të postuar në rrjete sociale ku shihet dhe "entuziasmi" i kësaj skuadre për një ndeshje të një niveli të veçantë me "Los Blancos".
Në video shihen dy mace të cilat mbajnë secila stemën e klubeve përkatëse, ku në të majtë qëndron Reali "i shtangur" dhe Elche duke kërcyer. Padyshim, modestët spanjollë të renditur në vendin e 17-të, zotërojnë aftësi të shkëlqyera në përdorimin e Inteligjencës Artificiale, dhe këtë pikë të tyre të fortë kanë vendosur ta vënë në shërbim të "talljeve" në rrjet.
Kjo nuk është hera e parë që Reali përballet me të tilla situata pasi edhe Celta një javë më parë zgjodhi të njëjtën gjuhë komunikimi, por në fund e pësoi duke u mposhtur në shtëpi.
