Real Madrid / Senny Mayulu & Desire Doue
Senny Mayulu është kthyer në një objektiv serioz për Real Madrid. Mesfushori 19-vjeçar që aktivizohet me Paris Saint-Germain, ka tërhequr vëmendjen e madrilenëve me paraqitjet e tij.
Por, për “Los Blancos” nuk do të jetë e lehtë, pasi PSG e dëshiron ende si pjesë të organikës francezin. Megjithatë, një ofertë e mirë mbi 50 milionë euro, mund t’u ndryshonte mendjen drejtuesve të parisienëve.
Kujtojmë se Mayulu është në kontratë me PSG-në deri në verën e vitit 2027. Këtë sezon ai ka marrë pjesë në 30 ndeshje, ku ia ka dalë që të shënojë 4 gola e të asistojë në 5 të tjerë.
Poll
