Për Alvaro Arbeloan nuk ka aspak dyshime, kur pyetet se kush është portieri më i mirë në historinë e Real Madrid. Sipas tij, ekziston vetëm një emër që meriton të quhet legjenda e portës për klubin mbretëror.
Mes Thibaut Courtois dhe Iker Casillas, Arbeloa zgjedh belgun, dukshëm i favorizuar nga tekniku spanjoll.
"I qëndroj asaj çfarë kam thënë. Për mua, me plot siguri, Thibaut Courtois është portieri më i mirë në historinë e këtij klubi. Atë çfarë po bën ai, nuk e kam parë nga askush tjetër. Për mua, s’ka aspak debat mbi këtë çështje”, deklaron kreu i stolit.
Courtois ishte protagonist në fitoren e Realit përballë Manchester City-t në Champions, ku shmangu një gol gati të sigurt në portën e tij në një pasiguri në mbrojtje.
