Organika e Real Madrid mund të pësojë ndryshime rrënjësore në sezonin e ardhshëm. “Los Blancos” janë gati të heqin dorë nga 6 futbollistë që kanë pësuar rënie të performancës në fushën e lojës përgjatë këtij edicioni 2025-2026.
Sipas gjermanes “BILD”, Reali do të pësojë një “formatim” në përbërjen e skuadrës, me ambicien për të lënë pas një tjetër sezon “në hije” dhe për të hapur një faqe të re në rrugën drejt fitoreve.
David Alaba, Dani Carvajal, Eduardo Camavinga, Ferland Mendy dhe Fran Garcia janë lojtarët që rrezikojnë seriozisht qëndrimin në klubin mbretëror, pasi drejtuesit nuk janë më të bindur për t’i mbajtur përtej këtij sezoni.
Edhe Antonio Rudiger, mbetet një mundësi për t’u rivlerësuar, por kthesa e bërë në ndeshjet e fundit mund t’ia ndryshojë mendjen presidentit Florentino Perez për të mos hequr dorë prej tij.
Reali është ende në garë për dy trofe të rëndësishëm si kampionati dhe Uefa Champions League. Difereencat në La Liga me Barcelonën është 4 pikë kur kanë mendur edhe 10 ndeshje për t’u luajtur, ndërsa në Champions, skuadra e Alvaro Arbeloas është shumë pranë çerekfinaleve, pasi fitoi ndeshjen e parë me Manchester City-n në shtëpi 3-0 dhe luan atë të kthimit këtë mbrëmje në Angli.
