
Xabi Alonso do t ëjetë padiksutimnjë emër i madh i trajningut. Trajneri spanjoll me Bayern Leverkusen po “korr” suksese këtë sezon, teksa në 31 ndeshje ia ka dalë të fitojë 27 dhe të barazojë vetëm 4 në të gjitha garat që ekipi gjerman ka marrë pjesë.
Fitorja ndaj Bayern Munich në Bundesligë duke se ka bindur drejtuesit bavarez se aftësitë e 41-vjeçarit janë të duhura për t’i drrejtuar në sezonin e ri. Tashmë kampionët aktualë i kanë vënë “syrin” Alonson dhe e shikojnë si zëvënedësuesin e Thomas Tuchel, i cili me gjasa do të largohet nga Munich në fund të sezonit.
Por ka një pengesë për një kalim të tillë. Xabi Alonso nëse do të largohej nga Leverkusen me shumë gjasa do të largohej edhe nga Gjermani, pasi 41-vjeçari dëshiron një eksperiencë të re në një kampionat tjetër. Sipas mediave gjermane bëhet me dije se Alonso dëshiron Liverpool dhe të marrë drejtimin e “The Reds” pas largimit të Jurgen Klopp.