
Harry Kane padyshim është kryefjala tek ekipi i Bayern Munich në këtë merkato verore. Edhe pse qendërsulmuesi duket se dëshiron largimin, Tottenham bëhet pengesë.
Pasi refuzuan dy oferta nga bavarezët 70 dhe 80 milionë euro, gjigandët gjerman ‘hapën’ arkat dhe ofruan plot 100 milion euro për shërbimet e sulmuesit anglez. Por mesa duket kanë përsëri përgjigje negative nga ‘Spurs” që kërkojnë me doemos mbajtjen e Kanë në Angli.
Situata momentalisht është e komplikuar, por në ditët në vazhdim pritet edhe një takim tjetër midis dy palëve për të qartësuar gjithçka.
Poll