Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Bayern Munich nuk heq dorë nga Trippier, gjermanët bëjnë gati ofertën e dytë

Shkruar nga NEWSPORT
Bayern Munich nuk heq dorë nga Trippier, gjermanët bëjnë

Kieran Trippier është një nga lojtarët e preferuar nga Bayern Munich për të tentuar transferimin e tij gjatë kësaj merkatoje. Mbrojtësi aktualisht është një lider te Newcastle në Premier League.

33-vjeçari ka një kontratë me anglezët deri në qershor të vitit 2025. “Qymyrgurët” kanë nevojë shumë për të rregulluar bilancet financiare dhe në këto kushte për shkak të “Fair – Playt” financiar mund të heqin dorë nga Trippier.

Në fakt drejtuesit e Newcastle kanë refuzuar ofertën e parë të bërë nga Bayern Munich për shërbimet e  lojtarit, pasi kapte shifrën e 13 milionë euro. Shifër kjo shumë e vogël konsiderohet nga anglezët, të cilët kërkojnë të përfitojnë më shumë nga shitja e tij.

Në këto kushte kampionët gjermanë po punojnë për ofertën e dytë, sigurisht të përmirësuar. Mbetet të shihet deri në fund të kësaj merkatoje se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Trippier.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7