Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Bayern është një kundërshtar i fortë”, Xabi Alonso: Kjo sfidë nuk vendos titullin. Xhaka? I jashtëzakonshëm

Shkruar nga NEWSPORT
“Bayern është një kundërshtar i fortë”,

Në Gjermani do të luhet një supersfidë në kuadër të javës së 21-të në Bundesligë.  Bayern Leverkusen do të presë Bayern Munich në ornë 18:00. Në “BayArena’ do të jetë një luftë e vërtetë mes dy ekipeve që do të përplasin “brirët” për kreun e kampionatit.

Në prag të këtij takimi  ka folur Xabi Alonso. Trajneri i Bayern Leverkusen ka analizuar këtë duel, ndërsa ka theksuar  se nuk do të jetë vendimtare për titullin. Gjithashtu Alonso foli edhe për rëndësishmë e Granit Xhakës te skuadra gjermane.

“Të shtunën ne kemi mundësinë të përjetojmë një atmosferë unike në stadium. Është një moment i veçantë për të gjithë ne dhe po e shijojmë këtë moment. Ndaj Bayern-it nuk duhet të mendojmë për klasifikimin, sepse do ndikonte për keq. Na duhet një ndeshje perfekte sepse kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë, të gjithë e dimë këtë.

Titulli? Unë dua që skuadra të luajë lojën e saj, besojmë te një rezultat pozitiv, por personalisht nuk mendoj se kjo sfidë vendos titullin sepse ka ende ndeshje përpara. Patjetër që është një ndeshje shumë e rëndësishme, por jo totalisht vendimtare.

Xhaka? Graniti është jashtëzakonisht i fortë si fizikisht dhe mendërisht, shumë konkurrues, i jep një kuptim të jashtëzakonshëm lojës dhe ka një ndikim të madh te e gjithë skuadra. Ai komunikon shumë dhe shokët e tij i besojnë atij. Ne po përfitojmë shumë prej tij. Është thjesht një kënaqësi të punosh me lojtarë si Graniti.

Tifozët? Ne kemi një lidhje të veçantë me tifozët dhe unë besoj se ata do të jenë motivimi ynë më i madh. Shpresoj të jenë të gjithë aty dhe ne t’i bëjmë të lumtur”, ka theksuar timonieri i Leverkusen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga