Neymar mbeti i dëmtuar në ndeshjen kundër Olimpikut të Marsejës të cilën e fituan me shifrat 3-0 në shtëpi. 26 vjeçari u largua nga loja me barrelë pas lëndimit që mori në këtë takim.
Brazialiani ka publikuar një foto ku shfaqet kavilja e fashuar, shoqëruar me mesazhin. "Mjafton për sot". Sipas asaj që tregon trajneri, Neymar do të mungojë në dy takimet e ardhshme, një në Kupën e Ligës dhe një tjetër në kampionat.
Ndërsa për ndeshjen e madhe kundër Realit në "Bernabeu", pritet që Neymar të jetë gati.
Poll