
Atletico Madrid ka fituar përballë Sevillas në ndeshjen e prapambetur e cila ishte e vlefshme për javën e katërt të La Ligas. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Metropolitano” ka përfunduar me fitoren 1-0 të madrilenëve, golin për të cilët e shënoi Llorente në minutën e 46 të sfidës.
Me këtë fitore, Atletico shkon në vendin e tretë me 38 pikë, ndërsa Sevilla mbetet me 16 pikë të grumbulluara në vendin e 15-të.
Atletico Madrid ka grumbulluar 38 pikë, po aq sa Barcelona. Të dyja skuadrat ndodhen në vendin e 3 dhe 4.
Goli i Atleticos. (VIDEO)
Poll