
Zvicra dhe Kosova u përballën mbrëmjen e djeshme, me sfidën që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 mes tyre. Një barazim që vlen kualifikimin për “helvetët”.
Pas këtij barazimi ka folur për mediat Xherdan Shaqiri. Ky i fundit ka theksuar se Kosova ka një të ardhme të ndritur dhe se në stadium edhe pse luanin në transfertë kishin më shumë tifozë se kombëtarja e zvicrës.
“Sigurisht sot Kosova ka pasur më shumë fansa se ne. Djemtë kanë bërë maksimumin, ne kishim më shumë topin, morën një barazim. Kosova ka një të ardhme shumë të mirë me lojtarë si Bekaj që kanë kualitet. Duhet që Kosova të ketë ambientin e mirë, ashtu sikur te Shqipëria dhe mund të arrihet shumë”, tha Shaqiri.
Poll