Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Azpilicueta shumë pranë madrilenëve, lojtari firmos javën e ardhshme

Shkruar nga NEWSPORT
Azpilicueta shumë pranë madrilenëve, lojtari firmos javën e

Tashmë duket gjithçka e kryer. Cesar Azpilicueta do të jetë lojtari më i ri i Atletico Madrid. Mbrojtësi spanjoll do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2025-së me ekipin madrilen. Në fillim u përfol për një kontratë 1-vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër, por siç duket drejtuesit spanjoll i kanë ofruar menjëherë kontratën 2-vjeçare.

Azpilicueta pritet të firmosë javën e ardhshme pasi Chelsea e la të largohet falas. “Blutë e Londrës” e respektuan legjendën e klubit duke e lënë si lojtar të lirë në merkato.

Spanjolli mbyll një karrierë të gjatë prej 11 vitesh me Chelsean më të cilët ka fituar edhe një Champions League, trofeu më i rëndësishëm në karrierën e mbrojtësit. Azpilicueta duket gati dhe shumë i motivuar për aventurën e re në kampionatin spanjoll.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7