
Manchester City e ka kthyer në prioritet transferimin e Lucas Paqueta. Braziliani pëlqehet shumë nga Pep Guardiola, me këtë të fundit që e dëshiron me patjetër në “Etihad”.
West Ham kërkon sa më shumë të përfitojë nga shitja e tij dhe sipas mediave britanike bëhet me dije se “Çekanët” kanë refuzuar ofertën prej 101 milionë euro për shërbimet e lojtarit të tyre.
Drejtuesit kërkojnë minimumi 110 milionë euro për të lënë të lirë brazilianin. Mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizja e radhës e “Qytetarëve” të cilët për momentin kanë marrë një përgjigje negative nga West Ham.
Poll