Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ardhja e Jude BELLINGHAM në Madrid është zyrtare, Dortmund bën shitjen rekord

Shkruar nga NEWSPORT
Ardhja e Jude BELLINGHAM në Madrid është zyrtare, Dortmund

Real Madrid ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmund për të nënshkruar me Jude Bellingham. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, të dy klubet kanë rënë dakord për një marrëveshje mbi 103 milionë euro në atë që do të jetë një nga transferimet më të mëdha në historitë e të dy klubeve.

Bellingham do të kryej testet mjekësore dhe më pas do prezantohet zyrtarisht te “Los Blancos”, megjithatë transferimi ka të ngjarë të jetë një nga më të mëdhenjtë që do të ndodhë këtë verë.

Kujtojmë që Bellingham iu bashkuar Dortmundit në verën e vitit 2020 për 30 milionë euro duke e bërë atë 17-vjeçarin më të shtrenjtë në histori në atë kohë. Mesfushori u bë shpejt si një nga talentet më të ndritur në futbollin botëror.

Pasi ka bërë kaq shumë përshtypje, i riu madje ka marrë përgjegjësinë për të qenë kapiten në disa raste për Dortmundin këtë sezon pasi ata humbën për pak titullin e Bundesligës ndaj Bayern Munichut për shkak të humbjes së ditës së fundit kundër Mainz. Palët kanë nënshkruar një kontratë deri në vitin 2029.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga