Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Futbollit, klubet e Superligës apo dhe ato të kategorive inferiore kanë patur mundësinë për të kërkuar, propozuar dhe diskutuar tematika të ndryshme. Presidenti i Tiranës Refik Halili ka kërkuar i pari dy ndryshime për sezonin e ardhshëm dhe pas tij drejtori i Partizanit Genc Tomorri, Ardi Behari i Flamurtarit dhe në fund presidenti i Mamurrasit Dedë Ndreca kanë bërë disa propozime.
9 kërkesat e parashtruara gjatë punimeve të Asamblesë
Presidenti Refik Halili
- Të rriten të ardhurat për kampionen e Shqipërisë dhe fituesen e Kupës së Shqipërisë
 - Të rriten të ardhurat nga e drejta televizive për sezonin e ardhshëm
 
Drejtori i Partizanit Genc Tomorri
- Të marri jetë Komisioni i Arbitrazhit
 - Të zbardhen raportet për trukime
 - Të zbardhen raportet financiare për fondet e UEFA-s
 
Drejtori spotiv i Flamurtarit Ardi Behari
- Të shtohet numri i lojtarëve të huaj të lejuar në fushë
 - Të shtohet numri i kartonave të verdhë për skualifikimin e lojtarëve
 - Të realizohet krijimi i Ligës
 
Presidenti i Mamurrasit Dedë Ndreca
- Të hiqen dënimet kolektive dhe të mos dëmtohen tifozët
 
Poll
                                
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       