
Arben Tafaj, kryetar I shoqatës "Tirana" ka zgjedhur një foto nga "sofra tironse" event I përvitshëm I shoqatës Tirana, për të uruar presidentin Refik Halili për titullin e 25-të të Tiranës si kampione e superligës.
"Festen qe filluam ne Sofren Tiranase me 17 Shkurt, e finalizuam me titullin kampion! Faleminderit çunave Tirones! Faleminderit Rid Halili! Sot eshte dita te gezojme se bashku! URIME!" shkruan në një status në facebook, duke botuar dhe foton.
Në foto, është presidenti I Tiranës Refik Halili, gjatë marrjes së titullit Mirënjohja e Tiranës për kontributin e dhënë për klubin e futbollit gjatë gjithë këtyre viteve, duke mbajtur gjallë shpresën e tifozerisë për kthimin e titullit në kryeqytet. Titulli është dorëzuar nga Miriam Stermasi, vajza e ish-legjendës Selman Stermasi.