
Arabia Saudite ka qenë destinacioni i shumë yjeve të futbollit europian vitin e shkuar. Lojtarë të mëdhenj si Ronaldo, Benzema apo Neymar Jr, zgjodhën kampionatin arab për të vazhduar karreirën, ku rol kryesor sigurisht që luanin kushtet e mira ekonomike.
Por as në këtë vit të ri, mesa duket arabët nuk e kanë në plan të ndalen. Madje që në merkaton e janarit janë vënë në lëvizje që të transferojnë të tjerë lojtar me emër dhe yje të futbollit europian.
Al Nassr, Al Ittihad, Al Ahly dhe Al Hilal mesa duket i kanë vënë qëllim vetes që të përforcojnë sa më shumë ekipet e tyre, por edhe ligën. Emrat që janë në listën e tyre dhe me shumë mundësi do të transferohen në Arabi janë, Casemiro, Salah, Modric, Richarlison dhe Anthony Martial.
Por këto 5 emra pritet të jenë vetëm maja e ajsbergut e një merkatoje të gjatë.