
Andrea Pirlo është rikthyer në Itali, teksa ka marrë në dorë “frenat” e skuadrës së njohur italiane. Ish-timonieri i Juventusit ka mbyllur kështu aventurën e tij te Karagumruk në Turqi.
44-vjeçari do të jetë në krye të Sampdorias, skuadër që fatkeqësisht nuk ia doli të mbijetonte në Serie A dhe në sezonin e ri do të luajë një kategori më poshtë.
Italiane ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Qëllimi kryesorë i Pirlos do të jetë rikthimi sa më shpejt i skuadrës në Serie A.
Poll