Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ancelotti bën ‘prapa-kthehu’, refuzon Brazilin dhe vendos për të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
Ancelotti bën ‘prapa-kthehu’, refuzon Brazilin dhe vendos

Carlo Ancelotti pritej të ishte trajneri i Brazilit duke filluar nga përfundimi i këtij sezoni. Italiani është në përfundim të kontratës së tij me Real Madrid e cila skadon në qershor dhe ishte thuajse i sigurtë emërimi i tij në krye të ‘Selecaos’.

Mirëpo, është prestigjozja AS që mohon gjithçka duke raportuar për një të ardhme tjetër të Don Carlos. Ancelotti do të rinovojë me Los Blancos, me presidentin Perez i cili është i kënaqur nga puna e tij.

Me një merkato thuajse perfekte, Ancelotti po nxjerr frytet e punës duke kryesuar kampionatin dhe grupin në Champions League, e duken si një skuadër e pandalshme me Jude Bellingham si yllin kryesor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga