Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Akuzat për shkeljen e rregullave financiare, reagon Manchester CITY: Jemi të befasuar, mirëpresim shqyrtimin e kësaj çështjeje

Shkruar nga NEWSPORT
Akuzat për shkeljen e rregullave financiare, reagon Manchester CITY: Jemi
Manchester City është tronditur ditën e sotme nga Premier League, ku akuzohet për shkeljen e rregullave financiare. Kjo lidhet me 9 sezone radhazi nga shtatori i vitit 2009 e deri në edicionin 2017-18, ndërsa ato do t’i referohen një komisioni të pavarur. Akuzat ndaj kampionëve aktualë lidhen me informacionet sa u përket të ardhurave, detajet e shpërblimit të trajnerëve dhe të lojtarëve. Në lidhje me këtë ka reaguar klubi i Cityt, ku nëpërmjet një komunikate ka theksuar se ndihet të habitur nga diçka e tillë. "Manchester City FC është i befasuar nga lajmi për këto shkelje të supozuara të Rregullave të Premierligës, veçanërisht duke pasur parasysh angazhimin e gjerë dhe sasinë e madhe të materialeve të detajuara të cilat është siguruar EPL nga klubi. Klubi mirëpret shqyrtimin e kësaj çështjeje nga një komision i pavarur, për të shqyrtuar në mënyrë të paanshme tërësinë e provave të pakundërshtueshme që ekzistojnë në mbështetje të qëndrimit të tij. Ne presim që kjo çështje të vendoset një herë e përgjithmonë“, ka shkruar klubi anglez. Siç raportohet Manchester City mund të penalizohet me heqje pikësh ne Premier League, përjashtim nga kupat europiane apo deri në përjashtim nga Premier League. Mbetet për t’u parë deri ku do të shkojë hetimi për marrëdhëniet financiare në klubin anglez dhe vendimi përfundimar që do të merret.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga