Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

8 ndeshje vendosin fatin e 4 grupeve, Manchester United dhe Sevilla luajnë mundësitë e fundit në Champions League

Shkruar nga NEWSPORT

Champions League kthehet sot me 8 ndeshje, që do vendosin fatin e katër grupeve. Në orën 18:45 zhvillohen 2 ndeshjet e para. Lens pret Sevillan, ndërsa këtyre të fundit u bën punë vetëm fitorja për të kaluar Lens dhe shkuar në Europa League.

Në të njëjtën orë, PSV dhe Arsenal luajnë bashkë. PSV kërkon kalimin e grupit dhe i mjafton vetëm 1 barazim, ndërsa Arsenali ka siguruar vendin e parë.

Ndeshjet e tjera luhen në orën 21:00. Copenhagen luan me Galatasarayn mundësinë e kalimit të grupit, ndërsa Manchester United bën llogari vetëm me fitoren ndaj Bayern Munich.

Inter dhe Real Sociedad do diskutojnë bashkë kreun e grupit, ku Salzburg dhe Benfica luajnë për 1 vend në Europa League. Benfica kalon vetëm me anë të fitores.

Ndërkohë Real Madrid e ka shëtitje në Berlin. Union Berlin do tentojë mrekullinë, për të shpresuar më pas te hap fals i Bragës ndaj Napolit që të kalojë në Europa League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga