
Ballkani u mposht sot 4-1 nga Llapi, ndeshje e vlefshme për Superligën e Kosovës. Pas takimit, ka folur trajneri Ilir Daja, i cili ishte optimist për të ardhmen e skuadrës.
Edhe pse rezultati ishte i turpshëm, për teknikun kryeqytetas, kthesa do të vijë nga ndeshja e ardhshme. Për mediet e Kosovës, Ilir Daja u shpreh:
“Natyrshëm që kjo nuk është fytyra jonë e vërtetë sepse ju të gjithë e dini që Ballkani ka bërë goxha mirë, edhe në kampionatin e Kosovës, edhe në prezantimin që tashmë e dinë të gjithë. Besoj se duhet të kthehemi sa më shpejt te ajo loja jonë që dominojmë kundërshtarët.
Dhe, mendoj që pavarësisht është një ndeshje prap tjetër e vështirë të dielën, sepse janë shumë të ngjeshura ndeshje, mendoj se kthehemi sa më shpejt në marrjen e fitores, në atë ritëm që kemi gjithë kohën”.