Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

Luftëtari do Gavën, Bylis vë kushte të panegociueshme

Shkruar nga NEWSPORT
Luftëtari do Gavën, Bylis vë kushte të panegociueshme

Orgest Gava mund të jetë lojtar i Luftëtarit për sezonin e ri. Skuadra gjirokastrite kërkon të përfitojë për shërbimet e mesfushorit që është pjesë e Bylis. Por ngërçi qëndron te shuma që kërkojnë drejtuesit e skuadrës ballshiote. Mësohet që drejtuesit e Bylis kërkojnë 10 mijë euro që të lëshojnë lojtarin e tyre.

Nuk dihet nëse Luftëtari do të jetë i gatshëm për të paguar për shërbimet e lojtarit, megjithatë ditët në vazhdim do të na sjellin të reja.

26-vjeçari elbasanas ka luajtur me skuadrën e vendlindjes, Elbasanin. Më pas u huazua te Shkumbini, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Bylis.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7