
Bayern Munich po përgatit një ofertë të re për të provuar të joshë sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane në Bavari.
Tottenham ka refuzuar ofertat prej 90 dhe 100 milionë euro nga Bayern, por skuadra gjermane duket e vendosur të rrisë ofertën e tyre për sulmuesin. The Guardian raporton se zyrtarë të klubeve do të diskutojnë javën e ardhshme në Londër një mundësi për një ofertë të re të përmirësuar.
Presidenti i londinezëve, Daniel Levy ka vendosur çmimin e kripur prej 130 milionë eurosh ndërsa Bayern besohet se po përgatit një propozim të ri prej 110 milionë për Kane.
Bomberi është gjithashtu një objektiv i Paris Saint-Germain dhe Manchester United ndaj bavarezët duan të nxitojnë për të shmangur një ankand të mundshëm, gjë që shpresohet nga pala e Spurs.