Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Real Madrid "anashkalon" Hazard, 140 milionë Euro për dy lojtarë të tjerë të Chelsea

Shkruar nga NEWSPORT
Real Madrid "anashkalon" Hazard, 140 milionë Euro për dy

Duket se Eden Hazard po kalon gjithnjë e më shumë në plan të dytë për Real Madrid, me londinezët e Chelsea që po rezistojnë fort për të mbajtur belgun në ekip.

Por "galaktikët" nuk heqin dorë nga pazari në Londër, e për këtë po përgatisin një tjetër ofertë marramendëse për dy futbollistë të tjerë të ekipit të teknikut Sarri.

Portieri Thibo Kurtua që është prej kohësh në listën e dëshirave të Fiorentino Perez, tashmë po përflitet se nuk do të kalojë i vetëm në Spanjë. Madrilenët po kërkojnë që bashkë me të të sjellin në "Bernabeu"  edhe mesfushorin brazilian Willian, duke ofruar për të dy lojtarët së bashku një shifër të çmendur prej 140 milionë Euro.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike Daily Mail, ndërkohë që mbetet ende e hapur çështja e zëvendësuesit të Kristiano Ronaldos nëse hiqet përfundimisht dorë nga opsioni Hazard.

 

[gallery columns="1" size="full" ids="252113"]

[gallery columns="1" size="full" ids="261022"]

 

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga