
Skuadrat arabe nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga superyjet e Europës. Një tjetër futbollist ka përfunduar në radarin e tyre.
Këtë herë bëhet fjalë për Raphinhan, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e Al Hilal. 27-vjeçari është një nga futbollistët kyç të katalanasve, por mund të ketë një largim në fund të sezonit me drejtuesit që kërkojnë të fitojnë të ardhura nga shitja e tij për të përforcur ekipin për sezonin e ri.
Janë jo pak po 100 milionë euro nga skuadra arabe që do të vendosen në tavolinën e drejtuesve të Barçës. Sipas “Dario Sport” bëhet me dije se arabët nuk do të përmbahen për shërbimet e tij dhe kanë bërë gati ofertën prej 100 milionë eurosh. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në merkaton e verës, e cila do të jetë shumë e “zhurmshme” për Raphinhan.